Kampioni i Kosovës, Kf.Drita është pjesë e garës së Kupës së Kosovës dhe në çerekfinale i pret përballja e nxehtë me Kf.Vllaznimin në Gjakovë. Kjo fazë karakterizohet nga vetëm një lojë vendimtare për të siguruar biletën për në gjysmëfinale.
Për fazën përgatitore parasezonale Drita ishte në Antalya të Turqisë, ku edhe zhvilluan disa ndeshje kontrolluese.
Për më tepër në këtë afat të janarit, kampionët kanë sjellë disa përforcime që pritet të jenë pjesë e kësaj përballje të rëndësishme.
Drita aktualisht është në pozitën e 6 tabelare në kampionat dhe lufta në këtë garë duket të jetë e vetmja për të fituar një trofe këtë sezon. Kurse, Vëllaznimi i Gjakovës zhvillon garat në Ligën e Parë.
Drita stinorin e kaluar triumfoi në finale të Kupës së Kosovës në Prishtinë, ndaj Prishtinës dhe solli edhe një trofe në qytetin e Gjilanit.
Kujtojmë se Vëlazënimi i Gjakovës udhëhiqet nga trajneri Ismet Munishi, i cili poashtu ishte pjesë e Dritës stinorin e kaluar ndonëse tani Drita ështëpothuajse komplet skuadër tjetër nga ajo që e kishte lënë Munishi.
Një përparësi për te kuqtë nga Gjakova është sigurisht tereni, sepse një ndeshje vendimtare si kjo po luhet në shtëpi, para tifozëve që tashmë janë dëshmuar për atmosferë.
Vëllaznimi po ashtu ka një kryesi tëre serioze dhe klubi nuk ka cfarëtë humbë, pasi edhe në Ligëe Parë janë në pozitën e 5.
Në anën tjetër, tifozët ‘Intelektualët’ kanë njoftuar se të dielën do të jenë në Gjakovë në përkrahje të klubit dhe të gjithë kanë sytë në ndeshjen e së dielës,e cila do fillojë në ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë.