Në komunën e Vitisë, mbrëmë ka humbur jetën edhe një person si pasojë e infeksionit me Covid-19.
Viktima është arsimtari Shefki Sherifi 64-vjeçar, nga fshati Sadovinë Muhaxherëve, i cili po trajtohej në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, i prekur me COVID-19.
Lajmin për media e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli si dhe drejtues të Shëndetësisë në Viti.
Komuna e Vitisë me rastin e ndarjes nga jeta të mësimdhënësit si pasojë e koronavirusit, ka shprehur ngushëllime familjes, nxënësve, kolegëve dhe Drejtorisë për Arsim, derisa është vlerësuar lartë kontributi i tij në edukimin e brezave.
I ndjeri do të varroset sot duke iu përmbajtur kushteve të pandemisë.
Në këtë komunë, që nga fillimi i situatës epidemiologjike kanë humbur jetën 17 persona të infektuar me covid-19. Vitia ka aktualisht mbi 60 raste aktive me koronavirus.
BURIMI: PlusTV