“Erdhi koha dhe që tani ora po lëviz për zgjedhjet e tetorit në kantonin e Baselit. Më gëzon fakti te gjindem ne listën e partisë socialdemokrate të kantonit të Baselit, për zgjedhjet që do te mbahen 23 Tetorë të ketij viti për parlamentin dhe qeverinë e kantonit”, është shprehur, Arsim Sadriu kandidati për deputet të kantonit nga partia social-demokrate e Baselit.
Sadriu tha se do t angazhohet për një shoqeri të forë ekonomikisht dhe të gjëre në aspektin social dhe kulturorë në kantonin e Basel-Stadt-it.
Në veçanti pikësynim imi është të prezantoj komunitetin me të madh shqiptarë jashtë trojeve etnike, e që jeton në kantonin e Baselit dhe për këte arsye është edhe motoja e fushates: «Ich gebe der weltweit grössten albanisch-sprachigen Gemeinschaft ausserhalb von Albanien eine Stimme.»”, ka thënë Sadriu.
“Qëllimi është që si komunitet, shqiptarët që jetojmë këtu të kemi çasje dhe të bëhemi pjesë e vendimmarrjes dhe jetës politike dhe institucionale. Njëkohësisht që me hapin tim, të hap rrugën që gjeneratat e të rinjëve të avancojnë në të ardhmen me pjesëmarrjen e tyre në jetën politike dhe institucionale të shtetit zvicëran”, është shprehur Arsim Sadriu, transmeton Tituli.com.
Arsim Sadriu jeton dhe vepron në Zvicër pë kohë të gjatë, ndërsa ai është nga komuna e Preshevës.
Ai do të kandidoj me numrin 5 dhe këkon votat e komunitetit shqiptarë duke u angazhuar së bashku për të gjithë, në vend të pakicës.