Barcelona ka fituar trofeun ‘Gamper’, duke mposhtur Arsenalin me rezultat 2:1. Topçinjtë ishin në epërsi nga pjesa e parë 0-1, por në fund pësuan disfatë.
Kapiten i Arsenalit në këtë takim ishte ylli nga Kosova, Granit Xhaka.
Prishtinasi pas ndeshjes ka postuar një foto në Instagram ku ka shkruar se kanë marrë shumë vetëbesim nga ndeshjet parasezonale dhe mezi pret edicionin e ri.
“Ne mund të marrim shumë vetëbesim nga ndeshjet parasezonale. Tani të ngazëllyer që të fillojmë përsëri fundjavën e ardhshme edicionin e ri”, ka shkruar Xhaka.
Kujtojmë që Xhaka pritet të jetë kapiten i Arsenalit në edicionin e ri në Premier Ligën angleze.