Ars Clubi “Beqir Musliu”, në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, kësaj të shtuneje, më 11 nëntor 2017,ora 12:00, dhuron libra, kryesisht botime të viteve të fundit nga Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, për shkollën fillore të fshatit Beguncë, komuna e Vitisë.
‘Shtëpitë Botuese të Kosovës, shkrimtarët tanë të çmuar, po edhe ndonjë lexues a bibliotekar privat, mund t’i bashkëngjiten këtij dhurimi vullnetar, kryesisht me botime të reja dhe, para se gjithash, me vlerë”, thuhet nëga drejtuesit e Ars Clubi “Beqir Musliu”.