DYLON

“Duart e Vyeshme” organizohet për të 18-tën herë me radhë – shërbehen ushqime tradicionale shqiptare

“Duart e Vyeshme” organizohet për të 18-tën herë me radhë – shërbehen ushqime tradicionale shqiptare
Avatar photo Redaksia

Në ambientin e shtëpisë kulturës në Bujanoc solemnisht është hapur aktiviteti tradicional “Duart e Vyeshme” e organizuar për 18 herë me radhë dhe u prezantuan e u shërbyen ushqime të ndryshme tradicionale shqiptare.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se është kënaqësi të marrësh pjesë në ketë lloj organizimi ku përveç veshjeve tradicionale shtëpia e kulturës kësaj radhe po prezantohen edhe ushqimet tradicionale shqiptare.

Jetmir Ismaili, drejtori i shtëpisë së kulturës falënderoi zonjat të cilat kishin përgatitur ushqime tradicionale shqiptare enkas për këtë organizim, shkruan Titulli.com.

EkoHigjiena

Për dallim nga herët tjera këshilli organizativ i ka ndërruar karakterin e zakonshëm të manifestimit tradicional duke e përcjellë me këngë të vjetra qytetare nga këngëtari Skender Halimi.

Gjatë vitit 2016 në aktivitetin e njëjtë “Duart e Vyeshme” u patën prezantuar 22 pjesëmarrës me punime të ndryshme artizanale, ekspozitë të fotografisë nga artist lokal.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.