Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, nesër më 23 prill 2018, ora 12:00, në sallën e leximit për fëmijë të Bibliotekës së re të Gjilanit, do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Librit, mbështetur dhe nga ky tempull i librit dhe i edukimit kulturor e qytetar.
Fillimisht, në holin e Bibliotekës do të ekspozohen botimet e reja të këtij viti të Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”, e cila funksionon në kuadër të këtij asociacioni, ndërsa më pas, do të përurohet botimi i 100-të i kësaj Shtëpie Botuese”: QASJE VEPRAVE TË IBRAHIM KADRIUT, zgjedhur dhe përgatitur nga prof.dr, Labinot Berisha.
Me një fjalë rasti rreth botimeve letrare do të partaqitet poeti dhe studiuesi letrar, Sinan Sadiku, kurse për veprën më të re të dr. Labinot Berishës, do flet poeti dhe kritiku letrar, Nexhat Rexha.
Më pas, do ketë lexime poezish për të pranishmit.