Është arrestuar zyrtari i lartë i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Isuf Lumi. Lajmin është konfirmuar nga burime brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Lumi dyshohet për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe për veprën penale të legalizimit të përmbajtjeve të pavërteta. Raportohet se atë e ka arrestuar Policia e Kosovës.