Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pronari i një ndërmarrje dhe punëtori i eskavatorit, për një rast që nga policia ëshët klasifikuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Duke folur për rastin, policia në raportin e saj, ka bërë me dije se, i dyshuari pronar i një ndërmarrje ndërtimore, gjatë rrënimit të një shtëpie me eskavator, nuk kishte marrë masa mbrojtëse. Gjatë rrënimit është dëmtuar pullazi i një shtëpie tjetër dhe janë shkaktuar dëme edhe në disa shtëpi të tjera.
“Me urdhër të prokurorit është arrestuar pronari i ndërmarrjes dhe drejtuesi i eskavatorit. dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Ndryshe, përveç dëmeve materiale nuk kishte lëndime në njerëz”, bëhet e ditur, nga raporti i policisë.