DYLON

Kërkoheshin me urdhëresë të gjykatës, arrestohen e drejt në burg të Pasjakut

Kërkoheshin me urdhëresë të gjykatës, arrestohen e drejt në burg të Pasjakut
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste të arrestimeve të personave të kërkuar, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata përkatëse.

Kështu në rastin e parë, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një person, K/Shqiptar, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Pasjakut.

Ndërsa, në rastin tjetër, në fshatin Kozincë të Novobërdës, po në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata,  policia ka arrestuar një person, K/Shqiptar, dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Pasjakut.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.