Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor gjatë aktiviteteve në parandalimin e aksidenteve dhe identifikimin e kundërvajtësve ka marr veprimet e nevojshme policore ku sot, gjatë një pike kontrolli në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë ka ndalur kombin e markës “TRANSIT” me targa 05 të cilin e drejtonte S. P. (33) vjeç shtetas i Shqipërisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë në atë pjesë të rrugës.
Zëdhënësi i Policisë, toger Ismet Hashani ka thënë se të njëjtit i është shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë dhe gjatë verifikimit në bazën e të dhënave, i njëjti rezulton se ka “Urdhër Largim me Forcë nga territori i Kosovës (Nr. i rastit 2019-YE-58), lëshuar nga Drejtoria e Sektorit Lindje ne Kaçanik deri me datë: 27.06.2024, i njëjti është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Zyra për Migrim dhe të Huaj në Kaçanik për të vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE/ /fotoilustruese/