DYLON

Takim i përbashkët ndërinstitucional, Polici – KBI

Takim i përbashkët ndërinstitucional, Polici – KBI
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve ndërinstitucionale, Drejtori  i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi së bashku me staf  janë pritë në  takim pune nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu dhe Kryeimamin, Iljaz Mustafa. Me këtë rast është bashkëbiseduar në lidhje me çështje  të  interesit të ndërsjellë.

Kolonel Rukiqi e  njoftoi kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame z. Naim Aliu se situata e sigurisë  në rajonin e Gjilanit është e qetë dhe stabile dhe se Policia e Kosovës është e përkushtuar për të ofruar siguri dhe bashkëpunim me të gjithë. 

EkoHigjiena

Të dy bashkëbiseduesit u  zotuan për takime në të ardhmen sa herë që vlerësohen të nevojshme në kuadër të fushëveprimit të dy institucioneve që kanë interes të përbashkët  sigurinë dhe ruajtjen e vlerave njerëzore për të cilat të dy institucionet kanë angazhime secila në  fushëveprimin  e sajë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në  mbrojtjen e rendit  dhe sigurisë publike duke ngritur bashkëpunimin me prioritet me qytetarët dhe të gjithë institucionet  relevante të rajonit të Gjilanit.

Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.