Në orët e pasdites të 9 shkurtit 2022, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti për Reagim të Shpejtë (NJRSH ), deri sa ishte në pikë kontrolli në fshatin Drobesh -Komuna e Vitisë ka ndaluar veturën ‘Opel’ me targa vendore ku në veturë ndodheshin vozitësi dhe një pasagjer.
Gjatë kontrollit fizik tek i dyshuari F. S.,(pasagjer) janë gjetur dy qese plasmasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë’ në peshë prej 15.09 gramë.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit F. S., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge neni 269”.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtjeje për 48 orë.
Rasti dërgohet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE/