DYLON

Kryesuesi Maloku takohet me delegacionin e Komisionit të Venecias

Kryesuesi Maloku takohet me delegacionin e Komisionit të Venecias
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku dhe Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, si dhe Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, morën pjesë në takimin me delegacionin e raportuesve të Komisionit të Venecias për procesin e vetingut në Kosovë, Pere Vilanova, Cesare Pinelli dhe Grainne McMorrow.

Rrjedhimisht, në ketë takim, pati diskutime të frytshme për draftin e Konceptdokumentit për zhvillimin e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ka informuar delegacionin për qëndrimin e sistemit prokurorial për procesin e vetingut, me ç’rast ka thënë se KPK-ja dhe sistemi prokurorial i Kosovës mbeten të përkushtuara për të punuar në drejtim të zbatimit të plotë të Strategjisë së Sundimit të Ligjit, e cila ruan pavarësinë institucionale dhe synon të avancojë forcimin e sundimit të ligjit.

Po ashtu kishte edhe pyetje dhe përgjigje të dyanshme, me ç’rast ato u adresuan nga raportuesit e Komisonit të Venecias për konceptdokumentin dhe nga ana e përfaqësuesve të tjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.