Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve kundër trafikimit me qenie njerëzore, nga shtabi qendror, që veprojnë në Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operative dhe informatave të marra në terren, kanë arrestuar personin e dyshuar, shqiptar shtetas i Kosovës, me dyshimin për kryerje të veprës penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë verifikimit dhe marrjes së deklaratës është gjetur se I dyshuarit ka pasur edhe urdhë- arrest të lëshuar nga Gjykata në Gjilan.
Me aktvendim të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar.