Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë prezantimit në seancë gjyqësore, i pakënaqur me përmbajtjen teknike dhe të gjeturat e ekspertizës të ekspertit të lëmit (viktimës mashkull K-Shqiptar), ka filluar me sjellje arrogante dhe veprime të dhunshme fizike për çka edhe është përjashtuar nga procesi gjyqësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.