Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve Rajonale, gjatë një pikë kontrolli, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Gjilan, kanë ndalur të dyshimtin me veturën Opel Senator, me targa regjistrimi 05.
Zëdhënësi Hashani tha se me të vërejtur patrullat policore i dyshimti (pasagjeri) shqiptar shtetas i Kosovës, për një moment kishte hedhur nga vetura pistoletën: Zorki, M 906, kalibri 7,65mm, një karikator dhe dy fishek.
I dyshimti është arrestuar fillimisht nga ana e Policisë . I njëjti nuk kishte autorizim për bartje të armës.
Me vendim të Prokurorit të shtetit lënda në procedurë të rregullt i referohet PTH-së.