Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në Gjilan është arrestuar një person për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope anologe”, nen i 269, i KPRK-së.
Duke folur për rastin zëdhënësi Hashani tha se më 04 gusht, rreth orës 16:20, nga Policia e Kosovës, njësitet e specializuara anti-drogë që veprojnë në Gjilan, kanë ndalur dhe arrestuar të dyshuarin ku gjatë kontrollit te i njëjti është gjete substancë e dyshuar narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroin ku pas matjes ka rezultuar 0.7 gram.
“I dyshimti ka rezistuar ndaj hetuesve policor duke tentuar që edhe ta shkatërroj substancën e dyshuar narkotike. Me gjithë rezistimin është arrit që i dyshimti të futet nën kontroll dhe të arrestohet, po ashtu dëshmia e konfiskuar të ruhet si provë materiale për gjykatë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, i dyshimti është intervistuar në prezencë të mbrojtësit zyrtar.
Ndaj tij me vendim të prokurorit të shtetit është caktua masa e ndalimit për 48 orë, i ngarkuar për “Posedim i Pa autorizuar i narkotikëve, Substancave psikotrope Anologe”, nen i 269, i KPRK-së.
Rasti është duke u hetuar.