Deri me tani nga virusi COVID-19 kanë vdekur 14 qytetarë vitias

Deri me tani nga virusi COVID-19 kanë vdekur 14 qytetarë vitias

KKMSH në Viti bënë me dije se deri me tani nga virusi COVID-19 kanë vdekur 14 qytetarë, shpreh ngushëllimet për familjaret dhe kërkon zbatimin e masave kundër përhapjes së virusit.

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti, gjatë mbledhjes së rregullt nën kryesimin e zv/kryetarit të Komunës së Vitisë, Hasan Aliu bëri me dije se që nga fillimi i pandemisë deri me tani në këtë komunë janë bërë 527 testime për COVID-19 nga ta pozitiv kishin rezultuar 230 qytetarë kurse negativ 297.

Sipas të dhënave që ka prezantuar Aliu nga ta janë shëruar 151 qytetarë të kësaj komune kurse aktive janë edhe 65 raste.

Ai potencoi se fatkeqësisht numri i qytetarëve të vdekur të kësaj komune ka shkuar në 14-të duke shprehu ngushëllimet për qytetarët që kanë humbur jetën.

Ai kërkoi nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet e ekspertëve kundër virusit pandemik COVID-19.

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policior në Viti, Kapiten Afrim Halili, ritheksoi se gjendja e sigurisë në këtë komunë mbetet e mirë por kërkoj nga qytetarët të respektojnë masat pasi që policia është duke shqiptuar fletëparaqitjet.

Ai shtoi se dje ka pasur kontroll më të shtuar dhe se kështu do të vazhdohet edhe në ditët në vijim duke potencuar se është më mirë që të respektohen masat sesa të për fletëparaqitje për mosrespektim.

Ndërkaq, drejtoresha e QKMF-së në Viti, tha se për momentin të hospitalizuar janë 8 qytetarë vitias duke potencuar se gjendja shëndetësore e shumicës prej tyre është stabile.

Ajo tha se QKMF-ja në Viti dhe Pozheran është duke trajtuar qytetarët të prekur me COVID-19.

Kurse Drejtori i Inspekcionit në Viti, Skënder Ahmeti ka folur për bashkëpunimin e inspekcionit në Viti duke potencuar se ata do të vazhdojnë me inspektime të rregullta për të shikuar se a po respektohen masat kundër përhapjes së këtij virusi.

KOMENTE