Në Gjilan, është arrestuar i dyshuari për kanosje dhe mospërfillje të Gjykatës, njoftojnë autoritetet policore.
Sipas tyre, i dyshuari derisa ishte në seancë gjyqësore, ka prishur qetësinë në gjykatë.
Ai gjithashtu ka kanosur se disa çështje pronësore do t’i zgjedhë me forcë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.