Sipas Policisë së Kosovës, në fshatin Mogillë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-serb, i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me prerjen e disa druve, ka kanosur viktimën mashkull K-serb.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, kurse rasti mbetet nën hetime, bëjnë të ditur autoritetet policore.