Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në Viti, Policia e Kosovës, njësitet e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, në implementimin e Planit Operativ, “Stop Fajdesë dhe Detyrimit”, kanë pas informata, përmes rrugëve operative, se një i dyshuar, është duke ushtruar presion në kërkim të kamatës/fajdesë, për 20000€ në kërkim të kamatës 36000€ ndaj viktimës.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku si dëshmi materiale janë sekuestruar 6000€ në emër te fajdesë, dhe shënime lidhur me mbajtjen e evidencave të personave që dyshohet se u ka dhënë para me fajde.
I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar.