Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
DHUNË FAMILJARE
Rr. Flaka e Janarit, Viti 07.03.2022 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike në familjen e tij. Si pasojë e dhunës viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit së bashku me fëmijët e saj për shkaqe të sigurisë ka shkuar te prindërit e saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/