DYLON

Hakohet webfaqja zyrtare e Odës së Afarizmit

Hakohet webfaqja zyrtare e Odës së Afarizmit
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) njofton bizneset dhe opinionin publik se webfaqja zyrtare e OAK-së https://odaeafarizmit.org/ është sulmuar nga hakerë të panjohur deri më tani, dhe shpresojmë që shumë shpejt do ta kthejmë në gjendjen e rregullt të saj. 

Andaj, për momentin e kemi të pamundur postimin dhe vendosjen e aktiviteteve tona të rregullta.  

EkoHigjiena

Në rast të kërkimit në google të web faqes tonë, e njejta shfaqet në një gjuhë të huaj aziatike.

Deri në momentin e rikthimit çdo gjë që postohet në web faqen tonë nuk është përgjegjësi e odës!

Kjo si duket ka ardhur pas reagimit të Odes së Afarizmit të Kosovës për bojkotin e produkteve të Rusisë dhe aleatëve të saj, ku para disa ditëve OAK i është bashkuar fushatës Botërore, Evropiane dhe të Republikës së Kosovës për mbështetje të Ukrainës duke i kërkuar bojkotimin e produkteve të atyre që janë duke kryer Gjenocid ndaj popullit të Ukrainës dhe atyre që janë duke e përkrahur Rusinë siç është Serbia, duke kërkuar nga BE, SHBA-të dhe vendet e tjera, vendosjen e sanksioneve edhe për Serbinë.

OAK do të iu njoftojë me kohë në momentin që bëhet rikthimi i webfaqes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.