Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje. Ai dyshohet se rrahu bashkëshorten, transmeton 2LONLINE.com.
Raporti policor:
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 23.01.2021 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.