Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një të dyshuar për dhunë në familje. Sipas raportit policor, i arrestuari dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.
“Viktimat (nënë e bijë) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan / 13.07.2024 – 03:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre kosovare. Viktimat (nënë e bijë) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.