Polica e Kosovës, në raportin e saj ditor ka bërë me dije se në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për dhunë familjare dhe dëmtim prone.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dhe pas një mosmarrëveshje me motrën e tij, dëmton derën e dhomës së shtëpisë”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.