Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast “kanosje” dhe “sulm ndaj personit zyrtar’, që është regjistruar në fshatin Velekincë të Gjilanit.
Hashani ka thënë se Policia e Kosovës nga stacioni Policor i Gjilanit është njoftuar nga viktima, shqiptare shtetase e Kosovës, e cila ka raportuar në polici një rast dhune familjare, ku i dyshuari ishte vëllai i saj (besohet me të meta psikike).
“Pas intervenimit nga patrulla dhe njësitet mbështetëse të policisë, i dyshuari, kishte sulmuar me mjete të forta zyrtarët policore, ku gjatë sulmit dy zyrtarë policor pësojnë lëndime trupore. Pas futjes nën kontroll dhe arrestimit të të dyshuarit në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur një granatë dore, ku është njoftuar edhe njësitit për dominim”, ka thënë zëdhënësi Hashani
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në spitalin e psikiatrisë me masën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.