Policia e Kosovës ka bërë me dije se në rrugën “Skënderbeu” në Kamenicë është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor.