Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për një rast të klasifikuar si “Pengim i personit zyrtar ne kryerjen e detyrave zyrtare”, që është regjistruar në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se zyrtarë policor kanë qenë në një pikë kontrolli në rrugën ,,Medllin Ollbrajt”, një veture Mercedes, ngjyrë e zezë, me targa 06, është sinjalizuar për tu ndalur në pikë kontrolli, e njëjta nuk është ndalur dhe ka vazhduar me një shpejtësi te madhe ne drejtim te qendrës se qytetit, zyrtaret policor i janë vu pas, dhe në rrugën ,,Avdulla Tahiri” kanë arritur ta ndalin veturën e dyshuar.
“Gjatë kontaktit verbal me vozitësin duke i kërkuar dokumentet e identifikimit si dhe te veturës, pasagjeri ka ndërhy duke i penguar zyrtaret policor në kryerjen e detyrës zyrtare. I dyshuari në fjale ka bërë veprime të pakontrolluara duke i penguar edhe fizikisht, zyrtarët policor e kanë vënë situatën nën kontroll ku i dyshuari është arrestuar dhe sjellë në stacionin policor ku edhe është intervistuar”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Me urdhër të Prokurori të shtetit rasti është iniciuar dhe klasifikuar “Pengim i personit zyrtar ne kryerjen e detyrës zyrtare”, i dyshuari është ndalur në qendrën e ndalimit për 48 orë, rasti i referohet Prokurorisë për procedim të mëtutjeshme.