DYLON

Godet veturën e parkuar dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Godet veturën e parkuar dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Fatmir Ibishi” në Gjilan, ku një veturë në lëvizje ka goditur një veturë të parkuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan, ka pranuar një ankesë, për një aksident trafiku. “Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti i trafiku ka ardhur kur një veturë me tabela 06, vozitësi i panjohur për momentin, duke mos përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës, ka humbë kontrollin dhe ka goditë veturën Opel Zafira me tabela po 06, e parkuar skaj rrugës, duke i shkaktuar dëme materiale dhe është largua nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Hashani.

Rasti i dedikohet njësisë së hetimeve për hetim të mëtutjeshëm dhe lokalizimin e të dyshimtit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.