Si duket nuk e deshi pensionimin, tentoi ta shtyjë edhe për një vit mundësinë për të vazhduar punën, duke falsifikuar datën e lindje për të mos e arritur moshën e pensionimit, por u zbulua nga organet e rendit, e pas arrestimit u dërgua në mbajtje.
Së paku për këtë veprim që cilësohet si “legalizim i përmbajtjes së rremë”, dyshohet një qytetar në Gjilan, që pritet të përballet me drejtësinë, nëse vërtetohet vepra e tij.
Sipas autoriteteve policore, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti ka falsifikuar datën e lindjes në kopjen e Ekstraktit nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, me qëllim që të vazhdoj punën edhe për një vit më shumë, për shkak të arritjes së moshës së pensionimit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.