Policia e Kosovës sot me datën 25.01.2022 ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontrollimin e një banese me lokacion në Prishtinë. Gjatë kontrollimit të banesës është hasur një person i cili i kishte në posedim dokumente identifikuese personale me fotografi të njëjtë, por me të dhëna të ndryshme.
Dokumentacionet në fjalë ishin një pasaportë dhe një letërnjoftim i RKS-së me të dhënat e emrit-inicialet (M. S.), kurse dokumenti tjetër ishte një letërnjoftim i një shteti tjetër me të dhënat e emrit-inicialet (M. M.)
Personi i lartcekur kishte në posedim veturë me targa të një shteti tjetër dhe i njëjti nuk posedon leje të vozitjes. Gjatë kontrollimit të këtij personi janë gjetur sende të dyshuara që gjatë hetimit të mëtutjeshëm mund të lidhen me veprimtarinë e dyshuar të këtij personi.
Në këtë fazë, ky person dyshohet për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së rreme dhe Falsifikim i dokumentit, sipas kodit penal të Republikës së Kosovës
Gjatë kontrollimit të banesës dhe veturës janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:
- Aparat per detektimin e kamerave dhe senzorëve;
- 2 (dy) thika;
- 1 (një) shtëpizë kompjuteri;
- 7 (shtatë) telefonë celularë të llojeve të ndryshme;
- Kartela telefoni të shtetit të Serbisë dhe të RKS-së;
- Para kesh me vlerë 2675 (dy mijë e gjashtëqind e shtatëdhjet e pesë) euro;
- Lira turke me vlerë 45;
- Dokumente të identifikimit të dyshuara të falsifikuara: Letërnjoftim i një shteti tjetër, Pasaport dhe leternjoftim i RKS-së;
- Faktura të ndryshme, fletore per evidenca;
- Vetura Renault Clio me targa të huaja;
Me aktvendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve. /2LONLINE/