Në Gjilan është arrestuar një i dyshuar, pasi që në parkingun e një restoranti, fillimisht kishte sulmuar fizikisht e më pas kishte shtënë me armë në drejtim të viktimave, mashkull K/Shqiptar dhe K/Boshnjak, por pa ndonjë pasojë.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës (PK), sipas të cilit raport, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzhoja kal 7.65mm.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole) e llojit “Zoraki” dhe një thikë. I dyshuari ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Gjilan, e më pas është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet tutje në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.