Pas hetimeve preliminare, mbledhjes së informatave dhe fakteve relevante, nën dyshimin për kryerje të veprimtarisë penale, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Prizrenit, duke përdorur edhe masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, të lejuara për përdorim nga Gjykata Themelore në Prizren, për ta përmbyllur fazën e hetimit ka hartuar dhe ka zbatuar planin operativ për arrestimin e një të dyshuare.
Realizmin me sukses të planit e ka ndihmuar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë e Prizrenit. Gjatë realizmit të planit nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, është arritur të arrestohet e dyshuara:
· Z. T. lindur me 1975, femër/shtetase e Shqipërisë
Po ashtu është arritur të identifikohen edhe dy viktima të cilat në vazhdimësi janë detyruar në ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit.
Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren e dyshuara është ndaluar në ndalim policor prej 48 orësh.