Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se më 06 mars rreth orës 10:00, në pikë e kalimit kufitar “Dheu i Bardhë” , është ndalur nga policia e Kosovës, J. Sh. (1991) shqiptar shtetas i Kosovës, ku pas verifikimit kishte rezultuar të ketë Urdhëresë nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
“Ai ishte i dënuar me gjashtë (6) muaj burg efektiv. Njësiti Sektorial nga Stacioni I Gjilanit ka realizuar dërgimin e personit në burgun e Dubravës në vuajtje të dënimi”, ka thënë zëdhënësi Hashani.