Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në Gjilan është regjistruar një rast “Dhunë familjare”, me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar për një sulm verbal dhe kanosje serioze ndaj nënës dhe motrës së tij.
“Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan kanë pranuar një informatë lidhur me një rast “Dhunë familjare”, këtu në Gjilan. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti në shtëpinë e tij, dyshohet se për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike kishte filluar një sulm verbal dhe kanosje serioze ndaj nënës dhe motrës së tij”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai shtoi se pas arrestimit, të dyshuarit fillimisht iu është ofruar ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal dhe pastaj është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.