Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se viktima, ka raportuar policinë e Kosovës në Viti se, deri sa ishte në vendin e punës, në një pikë karburanti, pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin, është goditur me një shishe qelqi në kokë, ku ka pësuar lëndime trupore.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë në emergjencën e Gjilanit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe ndalur në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hashani.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.