Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”, që ka ndodhur në Gjilan ku është arrestuar një i dyshuar që, sipas policisë, ka goditur me grusht një inkasant.
Sipas raportit policor, në rrugën “Arben Ramadani”, më 10 nëntor, ora 11:40, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjt,i pas një mosmarrëveshje, ka goditur me grusht në fytyrë, viktimën, i cili ishte në detyrë zyrtare, inkasant për pagesa të ujit, por nuk i ka shkaktuar lëndime trupore.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /2LONLINE.com/