Arrestohet i dyshuari i dytë në rastin e zbulimit dhe sekuestrimit të (4700 Eurove) të falsifikuara në operacionin policor të datës 22.05.2023
Lexo edhe: Policia gjen dhe sekuestron 4700 Euro të falsifikuara, arrestohet një i dyshuar
Siç jeni njoftuar përmes komunikatës zyrtare më datë 22.05.2023, lidhur me rastin ku Policia e Kosovës, konkretisht bashkëpunimi ndërmjet drejtorisë së antidrogës dhe asaj kundër krimeve ekonomike, kishte realizuar një operacion të suksesshëm policor dhe ishin zbuluar dhe sekuestruar shuma e parave prej katër mijë e shtatëqind (4700) €uro, respektivisht (94 copë kartëmonedha në apoen prej 50 €urove, që dyshohej se ishin të falsifikuara, ku edhe ishte arrestuar një person i dyshuar, ju njoftojmë se:
Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës përmes hetuesve kompetent policorë kanë vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin e lartcekur të raportuar (me datën 22.05.2023, ku ishte arrestuar personi i dyshuar (nr.1) me iniciale (V.T.).
Dhe është pas një pune profesionale hetimore janë siguruar prova të reja (video incizime) me të cilën sigurohet se në këtë rast është i përfshirë edhe personi tjetër (nr.2) i dyshuari me iniciale (F.Q.), përmes të cilave prova ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari (nr.1) i ka pranuar paratë e falsifikuara nga personi tashmë i dyshuar me (nr.2);
Sot me datën 30.05.2023 është realizuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontrollimin e banesës së të dyshuarit (nr. 2) me iniciale (F.Q.) në qytetin e Pejës, të asistuar edhe nga Stacioni Policor në Pejë.
I dyshuari (nr. 2) me iniciale (F.Q.), është shoqëruar në stacionin policor në Pejë dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me aktvendim të prokurorit të shtetit nga PTH-Prishtinë dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. /2LONLINE/