Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit është arrestuar i dyshuari, mashkull shqiptar, shtetas i Serbisë, i cili pasi ka kryer një vjedhje, në ikje e sipër, me armë zjarri ka plagosur në këmbë, viktimën, mashkull K-Shqiptar.
Sipas raportit policor, viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.