Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Livoç të Epërm të Komunës së Gjilanit, janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, fara kanabis sativa, grinderë, armë gjuetie dhe fishekë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se janë sekuestruar një qese plasmani me substancë narkotike marihuanë, me peshë 10.7 gr., dy qese me fara për kultivimin e kanabis-sativa me peshë 43.3 gr., një qese me fara me peshë 3.4 gr., tre grinderë, një armë gjuetie dhe 6 fishekë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /2LONLINE.com/