Me masa të reja kundër pandemisë

Me masa të reja kundër pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se për shkak të rritjes së numrit të infeksionit, kanë vendosur të reduktohet numrin e stafit në nivel qendror dhe lokal në institucionet publike dhe private.

Ai tha se në institucionet që do të punojnë me kapacitete të plota është shëndetësia dhe siguria. Sipas tij, institucioneve publike dhe private iu ndalohet organizime ku ka grumbullim të njerëzve.

Zemaj tha se personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë, angazhimi i tyre kalon online. Personat mbi moshën 65 vjeçare iu lejohet të dalin jashtë shtëpisë nga ora 06:00 deri 10:00 dhe prej orës 16:00 deri në 19:00, jashtë këtij orari vetëm për nevoja shëndetësore.

“Ligjëratat në të gjitha universitetet publike dhe private mbahen vetëm online. Qendrave tregtare iu ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Gastronomisë iu ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit, përveç shërbimeve merr me vete. Do të ndërmerren masa të rrepta brenda institucioneve shëndetësore duke bërë dezinfektimin e shpeshtë”, tha Zemaj.

Ai tha se është në diskutim kontrollin në pika kufitare.

Përndryshe, ministri Zemaj përmes një postimi në facebook, shkruan se rastet e reja, detyrojnë të veprojnë menjëherë me masa të reja

Ja postimi i tij:

Të nderuar qytetarë,

Lakorja e shtrirjes së infeksionit nuk është ashtu siç e dëshirojmë.

Shëndetit Publik të Kosovës dhe Komiteti për menaxhimin e Pandemisë, veprojnë bashkë dhe sjellin vendime konform situatës, për ruajtjen e shëndetit publik dhe shëndetin e secilit qytetar.

Rastet e reja, na detyrojnë të veprojmë menjëherë, me masa të reja.

Të nderuar qytetarë,

Kemi parë që javën e fundit janë rritur testimet, gjë që ishte e domosdoshme. Ishte kërkesë që duhej plotësuar, më shumë testime, për aq sa kemi mundësi dhe sipas rastit.

Kjo situatë ka prekur tërë vendin tonë. Secili është pjesë e situatës.

Si djalë i dy prindërve të shtyrë në moshë, si bashkëshort dhe si baba i tre fëmijëve, si Ministër i Shëndetësisë dhe qytetar i Republikës së Kosovës,

Ju bëj sërish thirrje të gjithëve pa dallim, për solidaritet dhe bashkëpunim, sepse askush nuk është i tepërt në luftën kundër Covid-19.

Të gjithë bashkë të ngritim përgjegjësinë dhe ndërgjegjësimin për zbatimin e masave anti covid, të zbatojmë vendimet dhe ligjin në fuqi.

Qytetarët tanë nuk e meritojnë mbylljen që dëmton të gjitha fushat e jetës. Pakica nuk guxon ta dëmtojë shumicën me pakujdesi.

Policia, inspektoratet dhe secili institucion duhet të bëj punën e vet. Asnjë organ i drejtësisë me ligjin e ri nuk ka më hapësirë për të kërkuar arsye amnistimi që shkel vendimet. Kemi mandat e detyrim për ta zbatuar ligjin e miratuar për pandenimë në Kuvend.

T’i ndihmojmë vetes, të ndihmojmë njëri-tjetrin, kështu ndihmojmë sistemin e shëndetësor i cili gjendet në ballë të detyrës dhe përgjegjësive për 8 muaj, pa pushim, Policinë e Kosovës, FSK-në, shtabet emergjente, Taskë Forcën dhe të gjithë akterët tjerë që ligji i ka ngarkuar me përgjegjësi, në menaxhim të Pandemisë.

Kështu ndihmojmë ekonominë familjare dhe shtetin e Kosovës.

Bashkë ia dalim!

KOMENTE