Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, duke rikujtuar një rast të mëhershëm ka bërë me dije se ankuesja serbe, shtetase e Kosovës, me banim në Viti, kishte raportuar në policinë e Kosovës, stacionin policor në Viti, se persona të panjohur kanë gjuajtur me gur në dritaret e shtëpisë se saj.
Në vendin e ngjarjes me urgjencë kishin dalë njësitet patrulluese, dhe aty janë gjetur disa copëza të tjegullave në ballkonin e shtëpisë. Sipas ankuese dëme materialë nuk ka pasur por vetëm qe janë shqetësuar anëtarët e familjes.
Tani, sipas zëdhënësi Hashani, njësitet e hetimeve të stacionit policor Viti, pas një pune mirë të organizuar operative kanë identifikuar dy persona të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës të cilët janë arrestuar, nga ana e policisë.
“Dy të dyshuarit janë intervistuar ne prezencë të avokateve, mbrojtës dhe janë gjete prova të qëndrueshme se këta persona janë të involvuar në veprën e cilësuar si “Shqetësim”, ka thënë Hashani.
Ndaj që të dy personave te dyshuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.