DYLON

Juventus ‘marshon’ drejt titullit, plus 16 pikë

Juventus ‘marshon’ drejt titullit, plus 16 pikë
Avatar photo Elife Sherifi

Juventus ka mposhtur Napolin në “San Paolo” me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Serie A.

Në minutën e 25-të, portieri vendas, Meret shkakton një ndërhyrje të pa lejuar në Ronaldon në hyrje të zonës dhe ndëshkohet me karton të kuq.

Nga gjuajtja e lirë i saktë ishte Miralem Pjanic duke kaluar Juven në epërsi në minutën e 28-të. Rezultatin e dyfishoi Emre Can në minutën e 39-të të ndeshjes.

EkoHigjiena

Me të filluar pjesa e dytë edhe “Zonja e Vjetër” mbetet me 10 futbollistë, ku Pjanic preku topin me dorë dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Golin e vetëm për Napolin e shënoi Callejon në minutën e 61-të të ndeshjes.

Juventus është në vendin e parë me 72 pikë, 16 më shumë se Napoli që është në pozitën e dytë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.