Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia e Stacionit policor në Gjilan e angazhuar në P.O “Realizimi I Urdhëresave” të lëshuara nga Gjykata themelore me 16.04.2024 rreth orës 11:00 kanë ndaluar personin A. F. Shtetas i Kosovës i lindur më (1988) i cili kërkohej sipas Urdhëresa aktive të lëshuar lëshuar me 03.04. 2024, për shkak të veprës penale “ Blerje posedim ,shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge(neni 267 paragrafi 2 të KPRK-së)” në kohëzgjatje totale prej tetëdhjetë e tri (83) ditëve burg.
Po ashtu me 16.04.2024 është ndaluar edhe personin i dytë S.V. Shtetas Kosovar lindur (1967) i cili kërkohej për tri urdhëresa Urdhëresës të lëshuar më 02.04.2024 nga Gjykata themelore e për shkak të veprës penale “Vjedhja e Shërbimeve” (neni 314 par.6 të KPRK-së )i dënuar në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) ditë burg efektiv.
Po me 16.04.2024 është ndaluar edhe personin i tret R.M. Shtetas Kosovar lindur (1994) i cili kërkohej sipas Urdhëresës të lëshuar më 03.04.2024 nga Gjykata themelore e për shkak të veprës penale “”Kontrabandë me emigrant” (neni 164 par.2 të KPRK-së )i dënuar në kohëzgjatje prej tetëdhjetë e tri (83) ditë burg efektiv.
Pas përfundimit të procedurave që të tre këta persona menjëherë janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me përkushtim do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, njofton policia. /2LONLINE/