(2LONLINE) – Në Gjilan janë arrestuar dy të kërkuar nga gjykata dhe janë dërguar në vuajtje të dënimit njofton Policia e Kosovës (PK)..
Sipas Policisë, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj Kosovarë-Shqiptarë, të cilët më pas janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, respektivisht në burgun e Lipjanit. /2lonline/