Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast në Gjilan ku janë arrestuar dy të dyshuar, të cilëve, pas kontrollit, policia iu kishin gjetur substancë të dyshuar narkotike, ndërkohë që njëri nga ta gjatë arrestimit, e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke e penguar ta kryej detyrën.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Gjilan,11.09.2023-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike, me ç’rast gjatë arrestimit të të njëjtit, i njëjti kishte rezistuar dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.
Po ashtu i dyshuari tjetër e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës, i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore.
Me vendim të prokurorit kujdestar njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /2LONLINE/