Policia e Kosovës ka bërë me dije për një rast të “dhunës familjare” në Viti. Me këtë rast ka arrestuar dy qytetarë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje, kishin ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, bashkëshortja e njërit prej të dyshuarve”, thuhet në raportin e policisë.
Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.