/2L ONLINE/ – Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije se një femër e lindur në vitin 1999, së bashku me prindin e saj ka ardhur në stacionin policor në Gjilan dhe ka raportuar se ishte keqpërdorë seksualisht nga dy persona. Pas intervistimit të viktimës është konstatuar se ajo së pari nga një i dyshimtë ishte dërguar me Taksi në fshatin Bresalc dhe aty në shtëpinë e të dyshuarit ishte keqpërdorë seksualisht nga dy vëllezër.
“Gjatë ekzaminimit e të dyshuarve në prezencë të avokatëve mbrojtës, të përcaktuar sipas detyrës zyrtare, është vërejtur se të njëjtit kanë probleme me orientim në kohë dhe hapësirë. Në rrethana të tilla është vendosur që prezent para intervistimi të jetë psikiatri. Gjatë ekzaminim të bërë nga psikiatri, i njëjti ka konstatuar se: subjektet (të dyshuarit) kanë manifestim të çrregullimit mendor dhe për shkak të ndjeshmërisë në spektrin e përgjegjshmërisë nuk kanë ekzistuara kushtet e mirëfillta procedurale për vazhdim të intervistës dhe të njëjtat janë ndërprerë”, ka bërë të ditur nënkolonel Azizi
Sipas tij, për ecurinë procedurale është njoftuar prokurori i shtetit. Në ditë në vijim do të bëhet edhe ekzaminimi i viktimës dhe më pas do të bëhet procedimi i lëndës. Përndryshe, janë arrestuar dy të dyshimtit, të lindur me 1948 dhe 1955. /2L ONLINE/
fotoilustrim